Historia jonë
Kush jemi ne
Sekretet e Luginës është një projekt familjar i integruar gastronomik dhe turistik, i vendosur në zemër të Gomsiqes (Jakaj), Vau i Dejës. Bashkojmë restorantin, bujtinën/hostelin dhe kampingun në një ambient të vetëm afër natyrës.
Koncepti ynë mbështetet në kuzhinën tradicionale shqiptare të pasuruar me elemente moderne, duke krijuar një eksperiencë autentike të jetës rurale për vizitorët vendas dhe të huaj.
Ekipi drejtues
Andrea Gjoni
CEO · Kuzhinier Kryesor
Kuzhinier profesionist me përvojë në Itali. Capo partita në restorantin me yll Michelin Il Saraceno (Cavernago) dhe ish-capo partita në Farina 00 (Bolgare). Ekspert në gastronomine moderne dhe teknikat e avancuara.
Aurel Gjoni
CEO · Strategji & Administrim
Përvojë pune në Gjermani në mjedise ndërkombëtare. Eksperiencë në organizim, koordinim dhe menaxhim. Sjell perspektivë ndërkombëtare dhe standarde të larta pune.
Vlerat tona
Cilësia
Autenticiteti
Mikpritja
Natyra